Aksident mes tri veturave dhe një kamioni në rrugën Prizren- Dragash, ka të lënduar
Tri vetura dhe një kamion janë përfshirë në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren- Dragash. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se ka persona të lënduar. “Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë

Tri vetura dhe një kamion janë përfshirë në një aksident trafiku sot në rrugën Prizren- Dragash.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se ka persona të lënduar.
“Sot, më 25.08.2025, rreth orës 15:30, në rrugën Prizren–Dragash ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një kamion dhe tre vetura. Si pasojë e aksidentit, raportohet për persona të lënduar, si dhe për dëme materiale. Në vendngjarje kanë dalë njësitet e Emergjencës dhe të Policisë, të cilat kanë menaxhuar me rastin dhe janë kujdesur për normalizimin e qarkullimit rrugor. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.”/GE