Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotmen në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti për Gazeta10 ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. ‘‘Sot rreth orës 09:40

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, dy persona të lënduar

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotmen në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti për Gazeta10 ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë.