Aksident tragjik në Malajzi, të paktën 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte studentë u përplas me një furgon pasagjerësh në një autostradë në Malajzi. Ekipet e emergjencës i erdhën në ndihmë të lënduarve. “Autobusi u përmbys dhe furgoni i pasagjerëve ra në një hendek. Disa persona arritën [...]Read More...

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte studentë u përplas me një furgon pasagjerësh në një autostradë në Malajzi.
Ekipet e emergjencës i erdhën në ndihmë të lënduarve.
“Autobusi u përmbys dhe furgoni i pasagjerëve ra në një hendek. Disa persona arritën të çliroheshin, të tjerë u hodhën jashtë, ndërsa disa mbetën të bllokuar brenda autobusit”, thanë ekipet e shpëtimit që ndodheshin në vendngjarje.
/abcnews.al/