Aksion i bastisjeve në disa pavijone të Dubravës, të angazhuar 80 oficerë dhe Njësia K9
Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku janë angazhuar 80 oficerë si dhe Njësia K9 e SHKK’së. Në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit. “Gjatë bastisjes

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është realizuar një bastisje në disa pavijone të institucionit, ku janë angazhuar 80 oficerë si dhe Njësia K9 e SHKK’së.
Në njoftim thuhet se qëllimi kryesor i bastisjes ishte luftimi i dukurive kontrabanduese, me fokus të veçantë në parandalimin e futjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike brenda institucionit.
“Gjatë bastisjes nuk është hasur asnjë material i ndaluar apo substancë e jashtëligjshme, çka dëshmon një gjendje të kontrolluar dhe mbikëqyrje efektive brenda pavijoneve të kontrolluara.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar që, përmes veprimeve parandaluese dhe kontrolleve të rregullta, të garantojë sigurinë dhe rendin brenda institucioneve korrektuese, duke mbrojtur integritetin e sistemit korrektues në vend. Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon të gjithë të burgosurit për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive gjatë zhvillimit të bastisjes. Kjo sjellje dëshmon pjekuri dhe vetëdije të lartë për rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë në institucion”, thuhet në njoftim.