Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazeta10 se gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur të konfiskojnë një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë. Nikçi ka thënë se personi i dyshuar tashmë ndodhet në arrati dhe se po kërkohet nga Policia e Kosovës. “Drejtoria e Pejës bashkë

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Gazeta10 se gjatë një aksioni të sotëm në Pejë kanë arritur të konfiskojnë një sasi droge rreth një kilogram dhe dy armë.

Nikçi ka thënë se personi i dyshuar tashmë ndodhet në arrati dhe se po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Drejtoria e Pejës bashkë me njësitin anti-drogë, kanë bërë një bastisje ku kanë konfiskuar rreth 1 kilogram drogë dhe dy armë. Personi që dyshohet gjendet në arrati e Policia po punon për lokalizimin e arrestimin e tij”, ka thënë Nikçi.