Aksion policor në Ministrinë e Infrastrukturës – Nis hetimi ndaj disa zyrtarëve

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me autorizim zë Prokurorisë, ka nisur një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës. Ky aksion po zhvillohet mbi bazën e dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga Policia e Kosovës. “Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në

Aksion policor në Ministrinë e Infrastrukturës – Nis hetimi ndaj disa zyrtarëve

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës me autorizim zë Prokurorisë, ka nisur një aksion në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ky aksion po zhvillohet mbi bazën e dyshimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo është konfirmuar për Gazeta10 nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, kanë thënë nga Policia.

Më parë u raportua se tri zyrtare të kësaj ministrie janë arrestuar./Gazeta10