Ky është trendi seksual në rritje qe mund të shkaktojë dëme në tru, depresion, madje edhe vdekje
Një ekspert i shëndetit seksual ka dhënë një paralajmërim urgjent në lidhje me një praktikë seksuale që po përhapet gjithnjë e më shumë mes të rinjve dhe që, sipas saj, mund të çojë në dëmtime serioze të trurit, depresion, madje edhe vdekje. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “asfiksim seksual”, ose mbytje gjatë aktit seksual, një […]

Një ekspert i shëndetit seksual ka dhënë një paralajmërim urgjent në lidhje me një praktikë seksuale që po përhapet gjithnjë e më shumë mes të rinjve dhe që, sipas saj, mund të çojë në dëmtime serioze të trurit, depresion, madje edhe vdekje.
Bëhet fjalë për të ashtuquajturën “asfiksim seksual”, ose mbytje gjatë aktit seksual, një praktikë që përfshin pengimin e frymëmarrjes për qëllime erotike dhe që tashmë është bërë mjaft e zakonshme në përmbajtjen pornografike dhe në jetën reale.
Sipas një artikulli të publikuar sot nga The Guardian, ky veprim është “normalizuar” në atë pikë mes të rinjve, sa nuk shihet më si problematik. Statistikat tregojnë se mbi një e treta e personave nga mosha 16 deri në 34 vjeç kanë përjetuar mbytje seksuale, ndërsa përqindja është shumë më e ulët te moshat më të mëdha, vetëm 16% te grupmosha 35-54 dhe vetëm 3% te ata mbi 55 vjeç.
Jane Meyrick, psikologe e shëndetit në Universitetin e West England dhe eksperte në fushën e seksit të sigurt, thotë prerazi: “Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për ta bërë këtë. Nuk ekziston një sasi e sigurt oksigjeni apo gjaku që mund t’i ndalosh trurit për qejf.”
Sipas saj, edhe në konferenca shkencore ku zakonisht dominojnë qasjet liberale seksuale, kur u paraqitën të dhëna mbi pasojat e kësaj praktike, ndjehej tensioni dhe shqetësimi i ekspertëve, të cilët nuk mund ta justifikonin këtë si “normalitet”, raporton joq.
Sipas WebMD dhe studimeve të cituara, pasojat shëndetësore mund të përfshijnë:
*Probleme me kujtesën
*Zë të ngjirur
*Dëmtime të enëve të gjakut në fytyrë
*Vështirësi në gëlltitje
* Rrezik real për goditje në tru apo vdekje, nëse ushtrohet presion mbi arteriet karotide që furnizojnë trurin me gjak
Gjithashtu, ka lidhje të forta me depresionin, ankthin dhe PTSD-në (çrregullimi i stresit post-traumatik), si dhe me probleme psikologjike afatgjata.
Ekspertët paralajmërojnë se rritja e popullaritetit të kësaj praktike është rezultat i ndikimit të pornografisë tek të rinjtë, ndërkohë që shumica e prindërve apo personave të moshës madhore nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun real që përbën kjo sjellje.