Milan gati goditjen e fundit 52 milionëshe – Fiorentina në alarm!

Një situatë e nxehtë po zhvillohet rreth të ardhmes së sulmuesit italian Moise Kean. Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari i Fiorentinës është në qendër të merkatos, me Milanin dhe Manchester United që vëzhgojnë nga afër zhvillimet. Për Fiorentinën, prioriteti është i qartë: rinovimi i kontratës së Kean deri në vitin 2029 është gati, bashkë […]

Milan gati goditjen e fundit 52 milionëshe – Fiorentina në alarm!

Një situatë e nxehtë po zhvillohet rreth të ardhmes së sulmuesit italian Moise Kean. Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari i Fiorentinës është në qendër të merkatos, me Milanin dhe Manchester United që vëzhgojnë nga afër zhvillimet.

Për Fiorentinën, prioriteti është i qartë: rinovimi i kontratës së Kean deri në vitin 2029 është gati, bashkë me një rritje page në 4 milionë euro në sezon. Kjo është një lëvizje e fortë nga ana e presidentit Rocco Commisso, që dëshiron ta mbajë 24-vjeçarin si pjesë kyçe të projektit afatgjatë, transmeton ORAinfo.

Ndërkohë, Milani mbetet në pritje. Edhe pse nuk ka lëvizje zyrtare, Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi të dytë italian dhe emri i Kean vazhdon të qarkullojë. Roli i Massimiliano Allegrit – trajneri që e lançoi te Juventusi dhe që vazhdon ta vlerësojë – mund të jetë një faktor ndikues nëse Milani vendos të veprojë.

Manchester United, nga ana tjetër, është gjithashtu i interesuar, sidomos pasi dështoi pista Viktor Gyökeres.

Klauzola e lirimit prej 52 milionë eurosh skadon më 15 korrik, duke i bërë këto 48 orë vendimtare për të ardhmen e Kean.

Për momentin, ai mbetet lojtar i Fiorentinës – por situata mund të ndryshojë në çdo moment. /ORAinfo/