Aksioni i AUV dhe Ministrisë la pa punë rreth 200 punëtorë, Shoqata e qumështarëve: Nga 1 nëntori priten largime tjera

‘‘Probleme’’, e ‘’largime nga puna’’, ka shkaktuar aksioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe AUV’it muaj më parë në kompanitë e qumështit në vend. Kështu ka konfirmuar Gani Durmishi nga Shoqata e Industrisë së Qumështorëve, i cili mes tjerash ka shtuar se, fabrikat e qumështit kanë filluar largimin e punëtorëve nga puna për shkak se ‘’nuk po kanë punë’’.
Kështu ka deklaruar Durmishi për Gazetën Express, duke theksuar edhe se, largimi i punëtorëve do të ndodh ‘’derisa qeveria nuk merr vendim’’ që ua lejon qumështarëve prodhimin e disa produkteve që ua ka ndaluar para disa muajsh. Jozyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për rreth 200 punëtorë të larguar.
‘’Me vendimin e ministrit të atëhershëm dhe të AVUK’t që e morën, mbi 14 qumështorëve që ia u kanë ndërpre disa produkte që janë me përbërje me prejardhje bimore, në aksionin që e patën, atëherë na e kanë ndërpre prodhimin dhe, mu për shkak të asaj kemi pas problem, dhe sigurisht që kanë fillu, se kemi prit dy muaj ditë për me mujt me rikuperu atë punë diqysh, me i pagu punëtorët. Tani kanë fillu fabrikat, një numër të konsiderueshëm të punëtorëve me i largu, ata punëtorë që kanë qenë të angazhuar me prodhu qaso produktesh. Kjo është shumë e saktë që kanë fillu me i reduktu numrin e punëtorëve, se nuk po kanë punë, po rrin, që dy muaj veç kanë nejt, tu mëndu që sot ose nesër, na kanë mbajt pezull qashtu do ta formojmë komisionin, do të dalë, do t’i këqyrim, do t’i japim një pëlqim një periudhë kohore pesë mujoreshe, pastaj as ato… i formuan komisionit, dolën i bën kontrollet nëpër qumështore dhe as nuk ka lëshuan kurrfarë pëlqimi, dhe ende nuk na kanë dhanë leje për me mujt me prodhu ato produkte. Derisa nuk merr vendim qeveria për me mujt me na e leshu prodhimin e atyre produkteve, normal që punëtorët fabrikave nuk u duhen’’, ka deklaruar ai.
Më tej, i pyetur se nëse kompanitë mund t’i rikuperojnë dëmet e shkaktuara, Durmishi, ka thënë se kjo gjë është ‘’problem’’ pasi që, pos mosprodhimit, importi i ka ‘’zënë raftet në markete’’.
‘’Është problem se që dy muaj ne nuk kemi prodhu, edhe na i kanë zënë vendet, importet na i kanë zënë raftet nëpër markete. Nëse na jepin leje, edhe lëshojna prodhim, normal që ata punëtorë ata kanë përvojën, praktikën, edhe ne menjëherë kishim fillu me i kthy punëtorët nëpër vendet e punës ku kanë qenë. Për momentin deri sa kemi këtë bllokadë nga institucionet, nuk po i lajnë qumështorët me prodhu, normal që nuk mujn i kthejnë se s’kanë ça me iu dhanë punë’’, ka shtuar ai.
Kur u pyet se kjo situatë a është krijuar si pasojë e aksionit të MB’së dhe AUV’it, Durmishi konfirmoi se ‘’po’’, duke shtuar se, nga 1 nëntori priten edhe largime të tjera të punëtorëve.
‘’Po, po. Edhe pritet qetash që edhe një numër i konsiderueshëm me u përjashtu prej vendeve të punës. Qetash në nëntor, prej 1 nëntorit.’’, ka përfunduar ai.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



