Akt sabotazhi në OKB/ CIA ndal sulmin kibernetik ndaj sistemeve të komunikimit
Shërbimet sekrete amerikane kanë çmontuar një rrjet pajisjesh elektronike të vendosura në vende të shumta rreth qytetit të Nju Jork, ku po mbahet asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara. Pajisjet mund të përdoren për të çaktivizuar rrjetin e telefonisë celulare të qytetit, teksa sistemi ishte përdorur thanë gjithashtu për të përcjellë në mënyrë anonime [...]Read More...

Shërbimet sekrete amerikane kanë çmontuar një rrjet pajisjesh elektronike të vendosura në vende të shumta rreth qytetit të Nju Jork, ku po mbahet asambleja e përgjithshme e kombeve të bashkuara.
Pajisjet mund të përdoren për të çaktivizuar rrjetin e telefonisë celulare të qytetit, teksa sistemi ishte përdorur thanë gjithashtu për të përcjellë në mënyrë anonime kërcënime për vrasje kundër zyrtarëve të lartë amerikanë dhe për aktivitete kriminale.
Agjentët zbuluan më shumë se 300 servera së bashku me 100 mijë karta dhe gjithashtu u gjetën 80 gramë kokainë, armë zjarri të paligjshme, kompjuterë dhe telefona celularë.
Pajisjet i mundësonin autorëve të vepronin dhe të komunikonin me njëri-tjetrin pa u zbuluar.
Aktualisht po hetohet nëse personat përgjegjës për këtë rrjet, po planifikonin ta përdornin për të sabotuar Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke ndikuar në komunikimet elektronike gjatë vizitës së liderëve botërorë në Shtetet e Bashkuara.
Rrjeti mund të përdorej për të çaktivizuar kullat e telefonisë celulare apo të ndërpriste shërbimet celulare, që do të thotë se edhe nëse do të ishte e nevojshme, policia do e kishte të pamundur të njoftohej për të mbërritur në vendngjarje.
Rrjeti u zbulua nga Shërbimi Sekret pasi numri i kërcënimeve ndaj zyrtarëve amerikanë që ata që ata kanë në mbrojtje është rritur. / abcnews.al /