Aktakuzë kundër shqiptarit që transportonte kokainë dhe marihuanë në Vërmicë

Aktakuzë kundër shqiptarit që transportonte kokainë dhe marihuanë në Vërmicë

Aktakuzë kundër shqiptarit që transportonte kokainë dhe marihuanë në Vërmicë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Shqipërisë, për dyshimin se ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes pa autorizim të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogëve.

Sipas aktakuzës, më 30 tetor 2025, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, i pandehuri ka transportuar substanca të shpallura me ligj si narkotikë. Ai dyshohet se kishte marrë me qira një automjet në Tiranë dhe ishte nisur në drejtim të Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit në Vërmicë, nën ulësen e shoferit është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 575.71 gram. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të Z.D. është gjetur edhe një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 0.35 gram.

Prokurori i çështjes, gjatë ngritjes së aktakuzës, ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, Z.D. të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.

Me pak fjalë

Aktakuzë kundër një shqiptari për transportimin e 575.71 gram kokainë dhe 0.35 gram marihuanë në Vërmicë. Prokuroria ka ngritur aktakuzë për veprën penale të posedimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Personat e përmendur


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.