Aktakuzë ndaj dy personave për vje*dhje të rëndë dhe fshehje të sendeve të përfituara

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.Xh., për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, ndërsa për të pandehurin V.D., për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Sipas komunikatës, në aktakuzë ndër të tjera cekët se i pandehuri i parë Sh.Xh., me dt.07.06.2024, në […]

Aktakuzë ndaj dy personave për vje*dhje të rëndë dhe fshehje të sendeve të përfituara

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit Sh.Xh., për veprën penale “Vjedhja e rëndë”, ndërsa për të pandehurin V.D., për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

Sipas komunikatës, në aktakuzë ndër të tjera cekët se i pandehuri i parë Sh.Xh., me dt.07.06.2024, në Gjakovë, saktësisht në objektin në afërsi të ngrohtores së qytetit, me qëllim të përvetësimit në mënyrë të kundërligjshme të pasurisë së huaj për vete, ia merre pasurinë e luajtshme të dëmtuarit N.K., në atë mënyrë natën kritike shkon në vendin e lartcekur dhe merr 40 profile te dritareve të reja të pa montuara të cilat i dëmtuari i kishte blerë atë ditë në vlerë prej 20 mijë euro e më pas largohet nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtat i shet tek i pandehuri V.D., me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë 20 mijë euro.

“Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragraf.2 nën par.2.1 të KPRK-së. Po ashtu në pikën e dytë të dispozitivit të aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri i dytë V.D., me datë 07.06.2024, në Gjakovë, konkretisht në hekurishten e tij, blen nga i pandehuri profilet e dritareve të aluminit, për te cilat ka mundur ta dije se janë të vjedhura, në shumën e të hollave prej 120 euro, shumë kjo dukshëm jo proporcionale në treg e për të cilin fakt dhe këto rrethana e nga çmimi i ulet i blerjes, i pandehuri, ka mundur të dije se janë përfituar me kryerjen e veprës penale të vjedhjes, me ç’ rast përfiton materialisht për vete dhe duke e fshehur sendin njëkohësisht i shkakton dëm material të dëmtuarit N.K.”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë”, thuhet më tej në komunikatë