Alarm për të shtëna me armë te kthesa e Kamzës

Një telefonatë e mbërritur në Policinë e Shtetit ka sinjalizuar për një ngjarje të dyshuar me armë zjarri në zonën e kthesës së Kamzës. Sipas informacioneve, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë, ndërsa shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri më tani, efektivët nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në zonë. […]

Alarm për të shtëna me armë te kthesa e Kamzës

Një telefonatë e mbërritur në Policinë e Shtetit ka sinjalizuar për një ngjarje të dyshuar me armë zjarri në zonën e kthesës së Kamzës.

Sipas informacioneve, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë, ndërsa shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Deri më tani, efektivët nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në zonë.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital një 30 vjeçar, i dëmtuar në dorë, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.