Alarmon VV-ja: 4.5 hektarë tokë të Prishtinës, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privatit

VV-ja në Prishtinë ka akuzuar kryetarin, Përparim Rama, se po synon t’i japë në shfrytëzim privat 4.5 hektarë tokë publike.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Çlirim Gërbeshi ka paralajmëruar se nesër pritet të tentohet realizimi i këtij vendimi, duke e cilësuar atë si “ krim të ri dhe shumë të madh”.
“4.5 hektarë tokë të qytetarëve, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privat”, ka shkruar Gërbeshi.
Asamblisti i VV-së u ka bërë thirrje mediave dhe shoqërisë civile që ta trajtojnë këtë çështje dhe, siç ka thënë ai, ta kundërshtojnë atë që e konsideron dëm ndaj pasurisë publike të Komunës së Prishtinës.
Gërbeshi ka pretenduar gjithashtu se vendimi po bëhet për interesa të kryetarit Rama dhe rrethit të tij.
Postimi i plotë:
4.5 hektarë tokë të qytetarëve, Përparim Rama po ia jep në shfrytëzim privatit.
Kjo është vazhdimësi e një krimi që po i ndodh Prishtinës tash e pesë vjet.
Nesër po tentohet të ndodhë ky krim i ri dhe shumë i madh.
U bëj thirrje mediave dhe shoqërisë civile që ta shpërfaqin dhe ta kundërshtojnë këtë krim, të cilin Përparim Rama po e bën për intersa të tij dhe të rrethit të vetë e në dëm të pasurisë publike të Prishtinës.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



