Alarmon qytetari: Shpenzim marramendës për rrymën – 715 Euro për një market 170 metra

Rritja e çmimit të energjisë, ka dëmtuar tej mase qytetarët, por edhe bizneset. Një rast i tillë është publikuar në rrjete sociale. Një person ka publikuar faturën e rrymës 715 euro, për siç ka thënë, një market prej 170 metrash katrorë. Ai ka bërë të ditur se deri para një muaji, fatura i shkonte 400-450

Alarmon qytetari: Shpenzim marramendës për rrymën – 715 Euro për një market 170 metra

Rritja e çmimit të energjisë, ka dëmtuar tej mase qytetarët, por edhe bizneset.

Një rast i tillë është publikuar në rrjete sociale.

Një person ka publikuar faturën e rrymës 715 euro, për siç ka thënë, një market prej 170 metrash katrorë.

Ai ka bërë të ditur se deri para një muaji, fatura i shkonte 400-450 euro.

Postimi:

Si është e mundur me mbijetu me 715 euro rrymë?

Këtë muaj më ka ardhur fatura e rrymës 715 euro për një market prej 170 metrash katrorë. Deri para një muaji më ka ardhur nga 400 deri në 450 euro. Kjo rritje është e pakuptimtë dhe e papërballueshme për një biznes të vogël.

Na kanë zënë në gjumë si qytetarë të Kosovës. Sot, pasojat i ndjejmë ne – qytetarët dhe bizneset e vogla, por edhe ato të mëdha, sepse ky shtet mbahet nga bizneset private. Shtetërore nuk di çka ka që prodhon! Kjo qeveri nuk mendon për qytetarët, e më së paku për bizneset, prej të cilave vetë i merr të gjitha të hyrat dhe pagat.

Ky nuk është vetëm problem imi – është problem i të gjithëve!