Albian Ajeti shkëlqen me dy gola, Uran Bislimi shënon në fitoren e Luganos në Spanjë

Futbollistët shqiptarë Albian Ajeti dhe Uran Bislimi kanë shkëlqyer në arenën evropiane, duke kontribuar me nga një gol dhe dy gola përkatësisht në fitoren e Luganos me rezultat 5:2 ndaj Getafes në Spanjë, shkuran albinfo.ch.
Ajeti realizoi dy herë, ndërsa Bislimi shtoi një gol tjetër për skuadrën zvicerane, e cila regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje në Ligën e Konferencës.
Të dy lojtarët shqiptarë e nisën ndeshjen nga minuta e parë. Ajeti u zëvendësua në minutën e 66-të, ndërsa Bislimi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 20-të.
Me këtë fitore, Lugano vazhdon paraqitjet pozitive në garat evropiane, ndërsa dy futbollistët shqiptarë konfirmojnë rëndësinë e tyre në skuadrën nga Tesini./Albinfo.ch
The post Albian Ajeti shkëlqen me dy gola, Uran Bislimi shënon në fitoren e Luganos në Spanjë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



