Albin Kurti vizitoi veriun e Kosovës

Kurti sot vizitoi veriun e Kosovës. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në veri të Kosovës. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani. Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, vetëm se ka konfirmuar që sot ka qenë atje. […]

Albin Kurti vizitoi veriun e Kosovës

Kurti sot vizitoi veriun e Kosovës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë në veri të Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth vizitës së Kurtit, vetëm se ka konfirmuar që sot ka qenë atje.

Mediat lokale në Mitrovicë kanë raportuar se Kurti ka qëndruar te Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut.

Sot, serbët kanë festuar Vidovdanin, ndërsa shqiptarët myslimanë Bajramin e Vogël.

Kujtojmë se situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy vetura janë dëmtuar nga shpërthimi.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës.