Alex Soros krah Bill Clinton: Bukur ta kalosh ditën me hero amerikan (FOTO)

Djali i biznesmenit, George Soros, Alex Soros ka publikuar foto krah ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Në llogarinë e tij në “Twitter”, Soros shihet krah Clinton dhe kryeministrit Edi Rama, teksa diskutojnë dhe konsumojnë mëngjesin së bashku. Ai shkruan se është kënaqësi të takosh dhe të kalosh ditën me heroin amerikan si dhe një nga miqtë […] The post Alex Soros krah Bill Clinton: Bukur ta kalosh ditën me hero amerikan (FOTO) appeared first on Newsbomb Albania.

Alex Soros krah Bill Clinton: Bukur ta kalosh ditën me hero amerikan (FOTO)

Djali i biznesmenit, George Soros, Alex Soros ka publikuar foto krah ish-presidentit amerikan Bill Clinton. Në llogarinë e tij në “Twitter”, Soros shihet krah Clinton dhe kryeministrit Edi Rama, teksa diskutojnë dhe konsumojnë mëngjesin së bashku.

Ai shkruan se është kënaqësi të takosh dhe të kalosh ditën me heroin amerikan si dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së.

“Çfarë kënaqësie të jesh me Presidentin Clinton në Shqipëri për 4 korrik. Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në botë dhe një aleat i fortë, edhe pak falë kryeministrit të saj @ediramaal, i cili rastësisht ka lindur më 4 korrik. Shumë bukur ta kalosh këtë ditë me një hero amerikan dhe një nga miqtë më të mirë të SHBA-së”,  shkruan Alex Soros.

What a treat to be with President Clinton in Albania. One of the most pro-American countries in the world & a stalwart ally thanks in part to its prime minister @ediramaal, who is coincidently born on July 4th. Great to spend today with an hero and one of the US’s best friends

— Alex Soros (@AlexanderSoros) July 5, 2023

Ditën e djeshme, Alex Soros, publikoi dhe disa foto nga festa e ditëlindjes së kryeministrit Edi Rama, ku nuk kurseu as lavdet për këtë të fundit.

“Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës @ediramaal & #BillClinton. I nderuar që jam në Tiranë pasi Bill Clinton arriti për herë të parë në Shqipëri dhe iu dha Ylli i Madh i Mirënjohjes për Arritjet Publike në prag të Ditës së Pavarësisë.

Shqipëria është ndër më pro-amerikanet në botë dhe një aleat i madh – falë lidershipit të Edi Ramës. Dhe çfarë rastësie që Edi Rama ka lindur më 4 korrik!!! Tingujt në Ditën e Pavarësisë dhe ditëlindja e vëllait tim Edi me këta dy burra të mëdhenj ishte një moment kulmor që do ta çmoj përgjithmonë”, shkruan ndër rreshta Alex Soros.

Lideri i qeverisë shqiptare ditën e djeshme festoi 59-vjetorin mes miqsh.

 

 

 

 

The post Alex Soros krah Bill Clinton: Bukur ta kalosh ditën me hero amerikan (FOTO) appeared first on Newsbomb Albania.