Albin Kurti i vë kusht Edi Ramës: S’e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhëniet me homologun e tij Edi Rama. Në një prononcim për mediat Kurti tha se është në konakt me Edi Ramën dhe se në kuadër të turit ballkanik kryeministri i Shqipërisë do të shkojë edhe në Prishtinë. “Jam në kontakt të drejtpërdrejtë […] The post Albin Kurti i vë kusht Edi Ramës: S’e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e dy qeverive appeared first on Newsbomb Albania.

Albin Kurti i vë kusht Edi Ramës: S’e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë lidhur me marrëdhëniet me homologun e tij Edi Rama. Në një prononcim për mediat Kurti tha se është në konakt me Edi Ramën dhe se në kuadër të turit ballkanik kryeministri i Shqipërisë do të shkojë edhe në Prishtinë.

“Jam në kontakt të drejtpërdrejtë me Edi Ramën. Edi Rama do vijë në Kosovë në kaudër të turit Ballkanik dhe do të qëndrojë dy ditë dhe një natë në Prishtinë”, tha Kurti.

Sa i përket anulimit të mbledhjes së dy qeverive, e cila do të mbahej në Gjakovë, kryeministri Kurti tha se është e pajustifikueshme dhe se marrëveshjet që do të firmoseshin atë ditë janë ende në sitar.

Më tej ai theksoi se i ka kërkuar kryeministrit Rama meqënëse do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turit ballkanik, të mbajnë edhe mbledhjen, pasi çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nëse kjo mbledhje nuk do të zhvillohet, atëhere kryeministri i Kosovës theksoi se nuk do të ketë takim me Ramën.

“Miqësisht i kam kërkuar Ramës se meqë do të rrijë e qëndrojë 2 ditë e 1 natë ta mbajmë dhe mbledhjen e qeverive që u anulua pa arsyeshme ndonëse ishte paraparë në Gjakovë. I kërkova të bënim mbledhje qeverie për të firmosur marrëveshjet. Çdo ditë e humbur është dëm për qytetarët. Nuk e takoj nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anuluar.Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm, unë e kam mbështetur dhe vazhdoj ta mbështes. Rama insiston në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, unë mbetem tek qëndrimi se për takimet e ne të dyve, ne kemi kontakt të shpeshtë. Mbledhjet janë anuluar, të paarsyshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.’-“, tha Kurti.

Më tej ai tha se është pro për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoshme në veri të Kosovës, por ai nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e Listës Serbe. Kurti u shpreh se ndërkombëtarët nuk arritën që t’i plotësojnë atij premtimin që Lista serbe të futej në zgjedhje.

Kryeministri Edi  Rama do të nisë turin ballaknik. Kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë  disa takime  me liderët e shteteve përkatëse në kuadër të procesit të Berlinit dhe të nismës “Open Ballkan” për të cilën tha më herët se e ka kryer tashmë misionin e tij.

I shoqëruar nga anëtarët  e kabinetit qeveritar, Rama do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

The post Albin Kurti i vë kusht Edi Ramës: S’e takoj nëse nuk mbajmë mbledhjen e dy qeverive appeared first on Newsbomb Albania.