Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

Allegri është gati ta rikthejë në fushë liderin e tij absolut, Rafael Leao. Portugezi, i cili u ndalua nga një dëmtim në Kupën e Italisë kundër Barit, ka munguar në dy javët e para të Serie A. Kjo mungesë vetëm sa e ka theksuar më shumë rëndësinë e tij në projektin e Milanit. Aktualisht, Leao […]

Allegri rigjen liderin e tij; ja si do të ndryshojë Milani me rikthimin e Leaos

Allegri është gati ta rikthejë në fushë liderin e tij absolut, Rafael Leao. Portugezi, i cili u ndalua nga një dëmtim në Kupën e Italisë kundër Barit, ka munguar në dy javët e para të Serie A.

Kjo mungesë vetëm sa e ka theksuar më shumë rëndësinë e tij në projektin e Milanit.

Aktualisht, Leao është stërvitur me grupin në Milanello, duke treguar qartë dëshirën për t’u rikthyer në formën më të mirë menjëherë pas pushimit të kombëtareve.

Me rikthimin e tij, Allegri nuk pritet ta ndryshojë skemën 3-5-2, por mënyrën e interpretimit të lojës, raporton ORAinfo.

Ndryshe nga Gimenez, i cili e kishte zëvendësuar, Rafa është një sulmues i shpejtë dhe i paparashikueshëm, që nuk i lejon kundërshtarëve pika fikse referimi. Në krah të Pulisic, ai do të sjellë më shumë lëvizshmëri dhe befasi në sulm.

Ndërkohë, alternativat si Gimenez dhe Nkunku mund ta bëjnë ekipin më të fuqishëm ofensivisht, duke kthyer skemën në një “trident” të rrezikshëm gjatë lojës.

Për Leao kjo do të jetë një përvojë e re, pasi nga anësor i majtë do të transformohet në qendërsulmues.

Kjo do të nënkuptojë më pak sprintime, por më shumë finalizime dhe detyra për të hapur hapësira për mesfushorët si Loftus-Cheek dhe Fofana, të cilëve Allegri iu ka kërkuar 15 gola këtë sezon.

Përtej taktikave, trajneri e konsideron Leaon si një simbol brenda dhe jashtë fushe, duke i kërkuar pjekuri dhe fokus maksimal. Rafa është ylli që pritet të bëjë diferencën. /ORAinfo/