Allegri tregon se si pranoi rikthimin te Milani: “Vendimi u mor brenda një ore”

Massimiliano Allegri ka shpjeguar arsyen dhe mënyrën si u rikthye në krye të Milanit, duke zbuluar se vendimi për t’u kthyer te klubi ku kaloi një periudhë të suksesshme 11 vjet më parë u mor me shpejtësi. Në një konferencë për shtyp në Casa Milan, Allegri ka folur për këtë rikthim, duke e theksuar se […]

Allegri tregon se si pranoi rikthimin te Milani: “Vendimi u mor brenda një ore”

Massimiliano Allegri ka shpjeguar arsyen dhe mënyrën si u rikthye në krye të Milanit, duke zbuluar se vendimi për t’u kthyer te klubi ku kaloi një periudhë të suksesshme 11 vjet më parë u mor me shpejtësi.

Në një konferencë për shtyp në Casa Milan, Allegri ka folur për këtë rikthim, duke e theksuar se gjithçka ndodhi shumë shpejt pas një telefonate nga drejtori i ri sportiv, Igli Tare. Sipas tij, vendimi ishte marrë, por gjithçka u përshpejtua për të bërë realitet këtë aventurë të re, transmeton ORAinfo.

“Milani është një klub që e dua shumë,” tha Allegri. “Kur mora telefonatën nga Tare dhe Furlani, i takova menjëherë. Isha shumë entuziast dhe brenda një ore vendosëm që ta fillonim këtë aventurë së bashku. Jam shumë i lumtur që bëra këtë zgjedhje.”

Në lidhje me ambiciet e tij për sezonin, Allegri theksoi se kur punon te Milani, çdo trajner duhet të ketë synime të mëdha. “Të gjithë duhet të punojmë për rezultatet më të mira dhe të kemi besim në atë që bëjmë. Nëse në mars jemi në pozita të mira, atëherë do të synojmë të arritjet më të mëdha.”

Përsa i përket mundësive për të fituar Scudetto, Allegri ishte i kujdesshëm: “Tani është e parakohshme të flasim për fitimin e titullit. Duhet të jemi të përgjegjshëm dhe konkretë, duke u fokusuar në punën e përditshme dhe duke marrë rezultate me pasion dhe angazhim.”

Skuadra ka nisur stërvitjen përpara sezonit të ri, me 28 lojtarë të ftuar për fazën përgatitore. Allegri tashmë ka nisur punën e tij me një seancë stërvitore të mbyllur këtë mëngjes dhe një tjetër të hapur për tifozët më pas në orën 18:00. /ORAinfo/