Alvaro Morata rikthehet në Itali, do të jetë nën urdhrat e ish-shokut të tij

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij. Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Galatasaray dhe do të rikthehet në futbollin italian, shkruan IndeksOnline. Gazetari Fabrizio Romano raporton se Morata është bindur nga projekti i skuadrës së Comos, dhe do të jetë nën urdhërat e ish-shokut të tij, Cesc Fabregas. 32-vjeçari është në kontratë […]

Alvaro Morata rikthehet në Itali, do të jetë nën urdhrat e ish-shokut të tij

Alvaro Morata ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sulmuesi spanjoll do të largohet nga Galatasaray dhe do të rikthehet në futbollin italian, shkruan IndeksOnline.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se Morata është bindur nga projekti i skuadrës së Comos, dhe do të jetë nën urdhërat e ish-shokut të tij, Cesc Fabregas.

32-vjeçari është në kontratë me Milanin dhe do të ketë bisedime në ditët në vazhdim mes Comos dhe kuqezinjëve.

Morata u bashkua me Galatasarayn gjatë muajit janar në formë huazimi, ku shënoi shtatë gola.

Ai e njeh mirë futbollin italian pasi përveç milanit ishte për katër vite edhe futbollist i Juventusit.