Ambasada e Kosovës, pritje për Ambasadën e Portugalisë, vendit mysafir të “Kino Kosova”

Në pritjen që u mbajt në kinemaë "Rex", ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, pjesëtarë të Korit Diplomatik të akredituar në Bernë The post Ambasada e Kosovës, pritje për Ambasadën e Portugalisë, vendit mysafir të “Kino Kosova” appeared first on Albinfo.

Ambasada e Kosovës, pritje për Ambasadën e Portugalisë, vendit mysafir të “Kino Kosova”

Në kuadrin e aktiviteteve të festivalit “Kino Kosova” që po mbahet në Bernë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër ka organizuar një pritje për stafin diplomatik të Ambasadës së Portugalisë në Zvicër. Në pritjen që u mbajt në ambientet e kinemasë “Rex”, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, pjesëtarë të Korit Diplomatik të akredituar në Bernë, etj.

Shkas për këtë pritje ishte pjesëmarrja e Portugalisë si vend mysafir në “Kino Kosova”, shkruan albinfo.ch, partner medial i festivalit. Ambasada e Kosovës në këtë rast në cilësinë e nikoqires, ka nderuar vendin mik, Portugalinë.

Duke ju drejtuar të pranishmëve, Ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi ka shprehur kënaqësinë e tij për aktivitetin që i ka mbledhur ata së bashku. “Një mirëseardhje e veçantë për kolegët tanë të dashur nga Ambasada Portugeze. Si Ambasador Kosovar ishte një bekim i vërtetë të zbarkojmë në Bernë dhe të zbulojmë se ekziston një Festival Filmi me Emrin “KinoKosova”. Falënderoj diasporën tonë punëtore dhe entuziaste që ka vënë në jetë këtë eveniment. Dhe duke folur për diasporën, jam i lumtur që vendi mysafir i KinoKosova këtë vit është Portugalia. Sepse të dy diasporat tona janë vendi ynë i përbashkët këtu në Zvicër, ku ato janë ndër më të mëdhatë në vend”, ka thënë tutje ambasadori i Kosovës.

“Dua të falënderoj veçanërisht të gjithë organizatorët e KinoKosova-s, në veçanti themeluesin e saj, Sabo, i cili, i frymëzuar nga festivali i njohur i filmave dokumentarë, DokuFest nga qyteti i tij i lindjes, Prizreni, inicioi këtë festival filmi në Bernë.

Si ambasador, jam i lumtur që vendi im e ka mbështetur këtë festival filmi që nga edicioni i parë. Dua të falënderoj gjithashtu ekipet e të dy ambasadave tona, të cilat punuan pa u lodhur për realizimin e këtij eventi”, ka thënë në fund të fjalës së tij, ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi.

Publikut në sallë i është drejtuar me një përshëndetje edhe ambasadorja e Portugalisë në Zvicër, zonja Anna Maria Fernandes Marques Pereira. Ajo ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e përbashkët të dy vendeve në një festival filmi si ky “Kino Kosova” në Bernë dhe ka falënderuar organizatorët për mundësinë e ofruar. Gjithashtu ambasadorja ka falënderuar homologun e saj, z. Latifi për pritjen e ngrohtë të rezervuar në këtë mbrëmje dedikuar kulturës, filmit dhe miqësisë.

Në kuadër të mbrëmjes janë shfaqur edhe filma nga Kosova dhe nga Portugalia, në mes të të cilëve ai “Rrugëve” i Samir Karahodës dhe “Moving Garden” i regjisores portugeze nês Lima (Setúbal), shkruan albinfo.ch.

Karahoda, i pranishëm në këtë ngjarje ka folur për filmin dhe u është përgjigjur pyetjeve të të pranishmëve lidhur me filmin e tij dhe kinematografinë në Kosovë.

Në një apero të shtruar nga Ambasada e Kosovës në Bernë, të ftuarit kanë pasur rastin të njihen, të bisedojnë dhe shkëmbejnë mendime, pranë gotave të verës kosovare dhe portugeze.

albinfo.ch

Më shumë foto nga Rromir Imami albinfo.ch : FOTO

The post Ambasada e Kosovës, pritje për Ambasadën e Portugalisë, vendit mysafir të “Kino Kosova” appeared first on Albinfo.