Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë

Raporti i veçantë mes Kosovës dhe Zvicrës u theksua në një ngjarje të veçantë në Prishtinë Ambasada e Zvicrës në Kosovë organizoi mbrëmjen e kaluar një event solemn me rastin e 734-vjetorit të Pavarësisë së Zvicrës, një ndër festat më të rëndësishme kombëtare për shtetin helvetik, shkruan albinfo.ch. Ngjarja u mbajt në ambientet e restaurantit […] The post Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albinfo.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë

Raporti i veçantë mes Kosovës dhe Zvicrës u theksua në një ngjarje të veçantë në Prishtinë

Ambasada e Zvicrës në Kosovë organizoi mbrëmjen e kaluar një event solemn me rastin e 734-vjetorit të Pavarësisë së Zvicrës, një ndër festat më të rëndësishme kombëtare për shtetin helvetik, shkruan albinfo.ch.

Ngjarja u mbajt në ambientet e restaurantit “Edhe” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00, dhe mblodhi një numër të madh të të ftuarve nga sfera të ndryshme.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Kosovës, diplomatë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë të afërt të ambasadës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe miq të shumtë të Zvicrës.

Përmes kësaj ngjarjeje festive, jo vetëm që u kremtua Dita Kombëtare e Zvicrës, por edhe miqësia e fuqishme dhe bashkëpunimi afatgjatë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Të pranishmit patën rastin të dëgjojnë fjalime përshëndetëse nga përfaqësues të lartë diplomatikë, ku u theksua mbështetja e vazhdueshme që Zvicra ka ofruar për Kosovën në fusha si zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi dhe qeverisja e mirë.

Një histori e gjatë miqësie dhe bashkëpunimi

Zvicra është një ndër vendet më të rëndësishme për diasporën kosovare – me mbi 200 mijë qytetarë me prejardhje nga Kosova që jetojnë dhe kontribuojnë atje. Kjo lidhje njerëzore e ka forcuar edhe më shumë raportin mes dy vendeve, duke e kthyer Zvicrën në një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm për zhvillimin e Kosovës.

Festa e 1 gushtit, e njohur si Dita Kombëtare e Zvicrës, i referohet paktit të vitit 1291 mes tre kantoneve themeluese (Uri, Schwyz dhe Unterwalden), që konsiderohet si lindja e Konfederatës Zvicerane. Sot, Zvicra feston 734 vjet shtetësi, neutralitet dhe stabilitet.

The post Ambasada e Zvicrës në Kosovë feston 734-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Albinfo.