Ambasadori britanik Hargreaves takon Gërvallën, kërkon zgjidhje të shpejtë të sfidave politike në Kosovë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkruar për takimin që pati me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka folur më Gërvallën për diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë

Ambasadori britanik Hargreaves takon Gërvallën, kërkon zgjidhje të shpejtë të sfidave politike në Kosovë
ambasadori-britanik-hargreaves-takon-gervallen,-kerkon-zgjidhje-te-shpejte-te-sfidave-politike-ne-kosove

ambasadori-britanik-hargreaves-takon-gervallen,-kerkon-zgjidhje-te-shpejte-te-sfidave-politike-ne-kosove

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shkruar për takimin që pati me ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka folur më Gërvallën për diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët.

“Këtë pasdite e përgëzova Ministren e Drejtësisë Donika Gërvalla-Schëarz për rolin e saj të ri dhe diskutova rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të ofrojë rezultate për qytetarët”.

Në këtë takim, fokus tjetër ka qenë edhe trajtimi i dhunës në bazë gjinore dhe mbësthetjen e të mbijetuarce të dhunës seksuale.

“Gjithashtu biseduam për bashkëpunimin e vazhdueshëm në trajtimin e dhunës me bazë gjinore dhe mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin – e cila mbetet një përparësi për Mbretërinë e Bashkuar – dhe punën e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur sektorin e drejtësisë”, ka thënë ai.