Ambasadori gjerman kritikon mungesën e vullnetit politik në Kosovë për zgjidhjen e krizës parlamentare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar moskonstituimin e Kuvendit, pas refuzimit të shumicës së deputetëve për të zgjedhur nënkryetarin nga Lista Serbe. Ai theksoi se mungesa e vullnetit politik për të gjetur një zgjidhje është e dëmshme për vendin, raporton albinfo.ch. “Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që […] The post Ambasadori gjerman kritikon mungesën e vullnetit politik në Kosovë për zgjidhjen e krizës parlamentare appeared first on Albinfo.

Ambasadori gjerman kritikon mungesën e vullnetit politik në Kosovë për zgjidhjen e krizës parlamentare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar moskonstituimin e Kuvendit, pas refuzimit të shumicës së deputetëve për të zgjedhur nënkryetarin nga Lista Serbe. Ai theksoi se mungesa e vullnetit politik për të gjetur një zgjidhje është e dëmshme për vendin, raporton albinfo.ch.

“Më duket se këtë mëngjes kisha një shpresë të shkurtër që kriza mund të zgjidhej, por në këtë moment nuk duket e mundur. Ndoshta nuk ka mjaft vullnet politik ndër protagonistët për të gjetur një zgjidhje. Kjo është e keqe për Kosovën, sepse shumë fonde janë në lojë dhe na duhen institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria,” tha Rohde për mediat.

Ai shtoi se kriza aktuale po pengon funksionimin normal të institucioneve dhe mund të ketë pasoja për zhvillimin e vendit dhe për përdorimin e fondeve ndërkombëtare, raporton albinfo.ch.

The post Ambasadori gjerman kritikon mungesën e vullnetit politik në Kosovë për zgjidhjen e krizës parlamentare appeared first on Albinfo.