Ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë: Miqësia mes dy vendeve bazohet në besim dhe bashkëpunim

Ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë: Miqësia mes dy vendeve bazohet në besim dhe bashkëpunim

Ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja e organizuar në Prishtinë me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.

Në këtë mbrëmje festive morën pjesë përfaqësues të institucioneve, partnerë dhe miq të Zvicrës në Kosovë, ndërsa programi u shoqërua me muzikë, biseda dhe atmosferë festive.

Në fjalimet e tyre, ambasadorja Cattin Hennin dhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, vlerësuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësinë e qëndrueshme mes Zvicrës dhe Kosovës.

Sipas ambasadores zvicerane, lidhjet mes dy vendeve mbështeten në besim, bashkëpunim dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes njerëzve.

“Një mbrëmje vërtet e mrekullueshme duke festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës këtu në Prishtinë”, ka shkruar Cattin Hennin, duke falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ngjarje.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e partnerëve dhe miqve që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur dëshirën që këto momente të përbashkëta të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Albinfo.ch

The post Ambasadorja e re e Zvicrës në Kosovë: Miqësia mes dy vendeve bazohet në besim dhe bashkëpunim appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.