Amerikani Brian Hooper qëndroi 27 vjet burg për vrasjen që nuk e kreu

Amerikani Brian Hooper u lirua të enjten nga burgu në Kolorado, pasi kaloi 27 vjet i burgosur për një vrasje që nuk e kishte kryer. Në vitin 1998, ai u dënua me tre burgime të përjetshme për vrasjen e 77-vjeçares Ann Prazniak në Minneapolis, bazuar kryesisht në dëshminë e një gruaje. Policia e gjeti trupin [...]Read More...

Amerikani Brian Hooper qëndroi 27 vjet burg për vrasjen që nuk e kreu

Amerikani Brian Hooper u lirua të enjten nga burgu në Kolorado, pasi kaloi 27 vjet i burgosur për një vrasje që nuk e kishte kryer.

Në vitin 1998, ai u dënua me tre burgime të përjetshme për vrasjen e 77-vjeçares Ann Prazniak në Minneapolis, bazuar kryesisht në dëshminë e një gruaje.

Policia e gjeti trupin e Prazniak në prill të vitit 1998 në një kuti kartoni të mbështjellë me dritat e Krishtlindjeve në një dollap në apartamentin e saj në Minneapolis.

Më vonë, ajo pranoi se kishte kryer vetë krimin dhe kishte mashtruar autoritetet.

Pasi disa dëshmitarë tërhoqën deklaratat dhe u zbuluan prova që tregonin pafajësinë e tij, Hooper u lirua dhe u ribashkua me familjen. Ndërkohë, autorja e vërtetë ndodhet në burg në Xhorxhia dhe pritet të lirohet pas katër vjetësh.