Ftesë për manifestimin festiv të 28 Nëntorit
Organizuar nga Studio Artistike FENIX – Zvicër Studio Artistike FENIX ka kënaqësinë të ju ftojë në një mbrëmje festive e kulturore, kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar. Kjo ngjarje do të jetë një festë e vërtetë e artit, muzikës dhe krenarisë kombëtare! ???? Data: 22.11.2025 ???? Vendi: Dorfstr.9 8424 Embrach ???? Ora:19.00 […] The post Ftesë për manifestimin festiv të 28 Nëntorit appeared first on Albinfo.

Organizuar nga Studio Artistike FENIX – Zvicër
Studio Artistike FENIX ka kënaqësinë të ju ftojë në një mbrëmje festive e kulturore, kushtuar 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Kjo ngjarje do të jetë një festë e vërtetë e artit, muzikës dhe krenarisë kombëtare!
Data: 22.11.2025
Vendi: Dorfstr.9 8424 Embrach
Ora:19.00
Në këtë mbrëmje të veçantë, përveç programit të pasur argëtues me këngë e valle shqiptare, do të na nderojnë me praninë dhe interpretimet e tyre artistët:
Xhemail Murtishi
Gentjana Tafilaj
Flutu Bytyqi
Pjesë humoristike do të sjellin artistët e Studio “Akrimi” – Zürich.
Mbrëmjen do ta moderojnë me profesionalizëm dhe energji: Dan Morina dhe Saranda Ademi.
Po ashtu, do të keni mundësinë të shijoni një ekspozitë vizuale me vepra nga piktori dhe udhëheqësi artistik i mbrëmjes Arsim Berisha, si dhe nga disa nxënës të talentuar të Studio Artistike FENIX.
Prania juaj në këtë mbrëmje do të jetë nder i veçantë për ne, dhe pa dyshim do të mbetet në kujtesën tonë si një natë e mbushur me art, kulturë dhe dashuri për Atdheun.
Mirë se vini të festojmë Nëntorin e Madh Shqiptar!
The post Ftesë për manifestimin festiv të 28 Nëntorit appeared first on Albinfo.