Analisti Ukaj: Masat po largohen pas përmbushjeve së zotimeve

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, thotë për Front Online se heqja e masave nga BE-ja ndaj Kosovës, vjen pasi që Qeveria e Kosovës, ka përmbushur kushtet dhe zotimet që i ka marr në Bratislavë. ‘’Mendoj se Qeveria i ka përmbushur zotimet që i ka marr në Bratislavë, për mbajtjen e procesit të lirë zgjedhor dhe largimin e […]

Analisti Ukaj: Masat po largohen pas përmbushjeve së zotimeve


Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, thotë për Front Online se heqja e masave nga BE-ja ndaj Kosovës, vjen pasi që Qeveria e Kosovës, ka përmbushur kushtet dhe zotimet që i ka marr në Bratislavë.

‘’Mendoj se Qeveria i ka përmbushur zotimet që i ka marr në Bratislavë, për mbajtjen e procesit të lirë zgjedhor dhe largimin e Njësive Speciale, nga objektet komunale, për cilat janë marr masat ndaj Kosovës’’, thekson ai.

Ukaj tha se zotimet e Qeverisë dhe përmbushjen e tyre i ka vlerësuar Borrell dhe mu për shkak të kësaj, po tërhiqen masat.

‘’Borrell i ka vlerësuar se janë përmbushë këto angazhime dhe ka rekomandu sipas asaj që ka deklaruar që masat ndaj Kosovës të hiqen, por do të hiqen në mënyrë të përshkallëzuar dhe jo në formë të menjëhershme. Këto zotime që ka marrë Qeveria, i ka përmbushë dhe për këtë po hiqen masat’’.

Analisti Ukaj, deklaron se varet edhe nga vendet anëtare të BE-së se si e vlerësojnë raportin e Borrellit, por që beson se masat do të largohen.

‘’Varet edhe gjykimi dhe vlerësimi i vendeve anëtare të BE-së se a janë dakord me raportin e zotit Borrell, por masat do të largohen’’ u shpreh ai.

Ndërsa edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini ka vlerësuar se sanksionet e BE-së kundër Kosovës dhe të Kosovës kundër Serbisë kanë varfëruar qytetarin e vendit.

Shahini thotë se Qeveria duhet të koordinohet mirë me faktorin ndërkombëtar që t’i tejkalon pengesat ekonomike e politike.

“AKB vlerëson se sanksionet e BE-së kundër Kosovës kanë ndal zhvillimin ekonomikë, politik dhe integruese të vendit tonë, humbjet janë shumë më të mëdha se sa që dihen për arsye se zingjiri sanksionues ka ngadalësua Kosovën që mos të kemi as njohje të reja dhe as një anëtarësim në asnjë mekanizëm ndërkombëtar tash e shumë kohë. Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet mire me faktorin ndërkombëtar që ti tejkalon këto dy pengesa ekonomike dhe politike”.

Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).