Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë

Dy diploma, një qëllim: Arkitektja shqiptare merr një titull tjetër akademik në Angli The post Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë appeared first on Albinfo.

Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë

Bëhet fjalë Sara Cenaj, një arkitekte shqiptare që mori diplomën e dytë mastër ne  Angli, “Nottingham Trent University” në programin Master Shkencor në Zhvillimin e Pronave dhe Planifikim, shkruan albinfo.ch.

Në fakt, Sara ishte studente e shkëlqyer edhe në Tiranë, ku diplomoi në “Universitetin Polis” për Master Shkencor në Arkitekturë dhe Dizajn Urban.

“Jam jashtëzakonisht krenare dhe mirënjohëse që zyrtarisht marra titullin  MSc-në time në Zhvillimin dhe Planifikimin e Pronës me dallim dhe çmimin prestigjioz “RICS”. Përfundimi i dy diplomave të Masterit ka qenë një udhëtim sfidues por shpërblyes, rezulton se unë kam një pasion të vërtetë për mbledhjen e diplomave dhe ndjekjen e ëndrrave. Këtu është për punën e palodhur, rritjen dhe kapitullin tjetër përpara”, është shprehur ajo. /Albinfo.ch

The post Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë appeared first on Albinfo.