Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve që është vendosur në operacionet SHBA-Izrael kundër Iranit, u ankorua në portin Adriatik të Splitit, Kroaci për riparime dhe mirëmbajtje.

Sipas Reuters, “Ford”; transportuesi më i ri i avionëve amerikanë dhe më i madhi në botë, po operonte në Detin e Kuq në mbështetje të Operacionit Epic Fury kur shpërtheu një zjarr jashtë luftimeve në dhomën kryesore të lavanderisë më 12 mars, duke plagosur tre marinarë.

Gati 200 marinarë u trajtuan gjithashtu pasi patën probleme shëndetësore, kur ndodhi ngjarja në atë kohë për shkak të tymit masiv.