Aplikacioni me AI që tregon si te visheni
“Ask Ralph” u lansua më 10 shtator për përdoruesit e aplikacionit “Ralph Lauren” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës The post Aplikacioni me AI që tregon si te visheni appeared first on Albinfo.

Ralph Lauren po përdor inteligjencën artificiale, duke shënuar një hap tjetër drejt inovacionit në modë me lansimin e “Ask Ralph AI”, sipas “Fashion United”.
Njëzet e pesë vjet pas debutimit të saj online – kompania ishte një nga markat e para luksoze të veshjeve – që u bë pioniere në tregtinë elektronike.
Marka amerikane tani po integron inteligjencën artificiale në përvojën e saj të blerjeve.
Shërbimi, i krijuar në bashkëpunim me Microsoft Azure OpenAI – do t’u ofrojë klientëve këshilla të personalizuara – duke sugjeruar veshje që mund të blihen direkt në aplikacionin e markës.
Aplikacioni i ri “Ask Ralph” nuk u përgjigjet vetëm pyetjeve për stilin – falë aftësisë së tij për të mësuar nga arkivi i markës dhe filozofia e stilistit, ai është në gjendje të sugjerojë veshje që mund të blihen menjëherë si për linjat e meshkujve ashtu edhe për ato të grave.
Përdoruesit mund të bashkëveprojnë me IA-në përmes komandave të thjeshta, nga pyetje të përgjithshme (“Çfarë duhet të vesh në një koncert?”) deri te pyetje më specifike se si të stilojnë rrobat e tyre.
Teknologjia është projektuar për të qëndruar e fokusuar te produkti, duke shmangur devijimet në pyetje jashtë teme dhe duke ruajtur një qasje të pastër dhe funksionale tregtare.
“Ask Ralph” u lansua më 10 shtator për përdoruesit e aplikacionit “Ralph Lauren” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
The post Aplikacioni me AI që tregon si te visheni appeared first on Albinfo.