Arben Ahmeti me detaje ekskluzive për arrestimin e Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh
Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti, ka dhënë detaje ekskluzive për hetimin që ka çuar në arrestimin e Fatmir Sheholli, i cili dyshohet për bashkëpunim me shërbimet serbe. “Ajo që ka ndodhur në hetimin e fundit në këtë njëvjeçar, ku dyshohet që Fatmir Sheholli është rikthyer në bashkëpunim me organet e sigurisë serbe, është

Drejtori i përgjithshëm i Kanal10, Arben Ahmeti, ka dhënë detaje ekskluzive për hetimin që ka çuar në arrestimin e Fatmir Sheholli, i cili dyshohet për bashkëpunim me shërbimet serbe.
“Ajo që ka ndodhur në hetimin e fundit në këtë njëvjeçar, ku dyshohet që Fatmir Sheholli është rikthyer në bashkëpunim me organet e sigurisë serbe, është kjo: së pari, ka një dëshmitar që e ka dekonspiruar dhe ka dëshmuar për Shehollin si një prej mbledhësve të të gjitha informacioneve që shkojnë për institucionet e sigurisë serbe, rreth aktivitetit të institucioneve të Kosova. Ky është dyshimi i parë,” tha Ahmeti.
Ai shpjegoi se pas dëshmisë së një dëshmitari, është zhvilluar një hetim nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili përfshinte edhe përgjime e ndjekje të veprimeve të Shehollit.
“Nga momenti kur ky dëshmitar ka dhënë dëshminë e tij, është bërë hetim me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe gjatë hetimeve, siç bëjnë të ditur burimet tona brenda organeve të sigurisë, janë identifikuar katër raste kur z. Sheholli është involvuar drejtpërdrejt në përgjimin dhe në gjetjen e dëshmive diskredituese në raport me udhëheqës të institucioneve të rëndësishme të Kosovës,” shtoi ai.
Sipas Ahmetit, këto gjetje kanë bërë që prokuroria të lëshojë urdhër për arrestimin e Shehollit.
“Duke u gjetur këto, Prokuroria ka udhëzuar arrestimin e sotëm të Shehollit,” përfundoi ai. /Gazeta10