KQZ: 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë pranuar gjithsej 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, në një konferencë për media. Sipas tij, KQZ do të angazhohet maksimalisht që numërimi i këtyre votave të nisë sa më shpejt. Aktualisht është […] The post KQZ: 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale appeared first on Albinfo.

KQZ: 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë pranuar gjithsej 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

Sipas tij, KQZ do të angazhohet maksimalisht që numërimi i këtyre votave të nisë sa më shpejt. Aktualisht është duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për asamble komunale, paralelisht me verifikimin e rezultateve nga formularët e vendvotimeve.

“Nga votimi jashtë Kosovës, përmes 22 prej gjithsej 23 kutive postare, janë pranuar 33,258 zarfe të supozuara me fletëvotime,” tha Elezi. Ai shtoi se së shpejti do të publikohen edhe të dhënat për votimin e personave me nevoja të veçanta, ku numri i votuesve të regjistruar ka qenë 3,467.

The post KQZ: 33,258 vota nga diaspora për zgjedhjet lokale appeared first on Albinfo.