Arbenita Ismajli shpërfill urdhër-arrestin ndërkombëtar, udhëton nga Dubai në Milano dhe e dokumenton me fotografi në rrjetet sociale

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas lajmeve të fundit që qarkulluan në media për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj. Pasditen e sotme, Arbenita ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos, dhe në Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj një story ku shfaqej me një buqetë të madhe me […]

Arbenita Ismajli shpërfill urdhër-arrestin ndërkombëtar, udhëton nga Dubai në Milano dhe e dokumenton me fotografi në rrjetet sociale

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas lajmeve të fundit që qarkulluan në media për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.

Pasditen e sotme, Arbenita ka udhëtuar nga Dubai drejt Milanos, dhe në Instagram ka ndarë me ndjekësit e saj një story ku shfaqej me një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Ky gjest simbolik u interpretuar nga shumë ndjekës si një mesazh force dhe qëndrueshmërie, në një kohë kur emri i saj është përfolur gjerësisht në media.

Kujtojmë se javë më parë, raportimet për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles kishin bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.

Pak javë më pas, Arbenita u rikthye sërish në qendër të mediave, këtë herë për deklaratat e saj ndaj ish-partnerit, reperit Fero, ku ndau akuza të forta që tronditën opinionin publik.

Megjithatë, duket se modelja ka vendosur të përqendrohet tek jeta e saj personale dhe profesionale, duke udhëtuar mes qyteteve të njohura botërore dhe duke shijuar momente intime, të cilat ndan herë pas here me fansat e saj në rrjetet sociale.