Arbëreshët ruajnë shqipen, seminari vazhdon në Prishtinë

Arbëreshët ruajnë shqipen, seminari vazhdon në Prishtinë

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po vazhdon punimet në Prishtinë, duke mbledhur studiues, profesorë, albanologë dhe dashamirë të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës.

Në edicionin e 44-të po marrin pjesë mbi 100 kursistë, të cilët po ndjekin mësimin e gjuhës shqipe, ndërsa programi përfshin mbi 110 kumtesa dhe ligjërata shkencore, përcjell albinfo.ch.

Pjesë e seminarit janë edhe arbëreshë nga Italia, të cilët prej brezash vazhdojnë ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Për ta, pjesëmarrja në seminar paraqet një mundësi për ta përmirësuar shqipen dhe për t’i forcuar lidhjet me kulturën dhe identitetin shqiptar.

Edicioni i 44-të i seminarit ka nisur më 17 gusht dhe do të vazhdojë deri më 28 gusht në Prishtinë, me aktivitete akademike dhe kulturore. Seminari organizohet nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë i Universitetit të Tiranës.

The post Arbëreshët ruajnë shqipen, seminari vazhdon në Prishtinë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.