Arbërie Nagavci: Sot e dërgojmë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Arbërie Nagavci: Sot e dërgojmë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka deklaruar se sot gjatë ditës do e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.

Në një prononcim për Kallxo.com, Nagavci tha se si parti, janë ende në finalizimin e shkresave.

“Jemi në finalizim të shkresave dhe sot gjatë ditës e dërgojmë. Një është dërgu vetëm tashmë”, tha ajo.