Ardon Jashari refuzon Chelsea-n dhe Leverkusenin: “Opsioni im i vetëm është Milani!”
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, po bëhet gjithnjë e më i përfolur në tregun e transferimeve, ndërsa interesimi për të po rritet dita-ditës. Gazetari belg, Sacha Tavolieri, raporton se në ditët e fundit Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë nisur bisedimet për transferimin e Jasharit. Blutë e Londrës thuhet se janë gati të dërgojnë një ofertë zyrtare […]

Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, po bëhet gjithnjë e më i përfolur në tregun e transferimeve, ndërsa interesimi për të po rritet dita-ditës.
Gazetari belg, Sacha Tavolieri, raporton se në ditët e fundit Chelsea dhe Bayer Leverkusen kanë nisur bisedimet për transferimin e Jasharit.
Blutë e Londrës thuhet se janë gati të dërgojnë një ofertë zyrtare te Club Brugge, ndërsa Bayer Leverkusen e sheh Jasharin si zëvendësues ideal të Granit Xhakës, raporton ORAinfo.
Megjithatë, pavarësisht interesimit të madh nga klubet elitare të Evropës, qëndrimi i futbollistit 21-vjeçar ka qenë i prerë dhe i qartë.
“Opsioni im i vetëm, i vetmi dhe përfundimtar është… Milani!”, ka deklaruar Jashari sipas Tavolierit.
Kjo deklaratë e fuqishme pritet të rrisë presionin mbi “Rossonerët” për të konkretizuar sa më shpejt transferimin e mesfushorit, i cili tashmë duket se ka zemrën në “San Siro”. /ORAinfo/