Arian Tahiri: Mitrovica do të ketë më shumë festivale, ekspozita dhe kujdes për trashëgiminë kulturore

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me artistë dhe krijues të Mitrovicë, ku ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe pasurimit të jetës kulturore në qytet. “Mitrovica ka histori, ka krijimtari dhe ka artistë. Disa prej tyre i takova sot,” ka deklaruar Tahiri, duke prezantuar vizionin e tij për një qytet

Arian Tahiri: Mitrovica do të ketë më shumë festivale, ekspozita dhe kujdes për trashëgiminë kulturore

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka zhvilluar një takim me artistë dhe krijues të Mitrovicë, ku ka theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe pasurimit të jetës kulturore në qytet.

“Mitrovica ka histori, ka krijimtari dhe ka artistë. Disa prej tyre i takova sot,” ka deklaruar Tahiri, duke prezantuar vizionin e tij për një qytet më aktiv në fushën e kulturës.

Ai ka premtuar më shumë investime në festivale, ekspozita, skena të hapura për artistët lokalë dhe kujdes të shtuar për trashëgiminë historike të qytetit.

“Gjithmonë për artin dhe kulturën. Gjithmonë për ty, Mitrovicë!” ka theksuar Tahiri.