Arifi: Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet

Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë për Front Online se Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet. Sipas tij, mosnjohja po lë vrimë të madhe të pasigurisë në kontinentin evropian. “Spanja do të jetë nën presion për ta njohur Kosovën, për ta kompletuar sigurinë brenda BE-së por edhe brenda vetë NATO-s. […]

Arifi: Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet


Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi thotë për Front Online se Spanja do të jetë në presion për ta njohur Kosovën si shtet. Sipas tij, mosnjohja po lë vrimë të madhe të pasigurisë në kontinentin evropian.

“Spanja do të jetë nën presion për ta njohur Kosovën, për ta kompletuar sigurinë brenda BE-së por edhe brenda vetë NATO-s. Mosnjohja e Kosovës, po e lë një vrimë të madhe të pasigurisë në komplet kontinentin evropian, jo vetë në Ballkan”.

Kjo është arsyeja se pse deputetet po e kërkojnë njohjen e Kosovës nga Spanja, sipas Arifit.

 “Debati po bëhet në Parlamentin spanjoll për njohjen e Kosovës, pasi që Spanja veç e njohu Palestinën, dhe tash po krijohet debati se nëse Palestinën e njohëm, çështja e Kosovës është edhe më e lehtë, pra në këtë sens po rritet presioni ndaj Spanjës”.

Partia katalunase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës më 5 qershor e kanë dërguar një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

Nisma, e cila do të debatohet të martën e ardhshme, argumenton se Kosova është “një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milion banorë”, i cili njihet si shtet i pavarur nga mbi 100 vende, duke përfshirë 22 anëtarë të BE-së.