Deputetja e AAK-së: Hap pozitiv për Kosovën nisma e deputeteve katalunas për njohjen nga Spanja

Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme e ka vlerësuar si hap pozitiv nismën e deputeteve katalunas për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kadrijaj thotë se sukses për Kosovën është që këta deputet të mos votojnë kundër. “Fakti që ka një lëvizje të tillë që një grup deputetësh që […]

Deputetja e AAK-së: Hap pozitiv për Kosovën nisma e deputeteve katalunas për njohjen nga Spanja


Time Kadrijaj, deputete e AAK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme e ka vlerësuar si hap pozitiv nismën e deputeteve katalunas për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kadrijaj thotë se sukses për Kosovën është që këta deputet të mos votojnë kundër.

“Fakti që ka një lëvizje të tillë që një grup deputetësh që janë nga Spanja për të njohur pavarësinë e Kosovës është një hap pozitiv dhe arritje e madhe. Ne e përkrahim secilën nismë të çdo grupi për njohje. Është sukses me arrite që mos me votu kundër këta deputet”, tha Kadrijaj për Front Online.