Armend Zemaj: Të bashkuar drejt fitores për Kosovën
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka përcjellë sot një mesazh mobilizues drejtuar qytetarëve, duke theksuar unitetin, punën dhe përkushtimin si çelës drejt fitores. Në deklaratën e tij më 17, Zemaj u shpreh se rruga drejt suksesit nis me zemër dhe angazhim të përbashkët për Kosovën. “Me zemër, punë dhe


Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka përcjellë sot një mesazh mobilizues drejtuar qytetarëve, duke theksuar unitetin, punën dhe përkushtimin si çelës drejt fitores.
Në deklaratën e tij më 17, Zemaj u shpreh se rruga drejt suksesit nis me zemër dhe angazhim të përbashkët për Kosovën.
“Me zemër, punë dhe përkushtim po e nisim rrugën drejt fitores së madhe. Sot, më 17-të, të bashkuar si një, për Kosovën tonë. Na priftë e mbara, Kryeministër,” tha Zemaj, duke nënvizuar besimin në bashkëpunim dhe vizion të përbashkët.
Mesazhi i tij vjen në kuadër të angazhimeve politike të LDK-së, me fokus në forcimin e unitetit dhe shpresës për të ardhmen e vendit.


