Armenia dhe Azerbajxhani pranë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, janë takuar të enjten në Abu Dhabi për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt finalizimit të marrëveshjes së paqes. Ky është takimi i parë zyrtar bilateral mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që prej arritjes së dakordësisë mbi një draft të marrëveshjes së paqes, [...]Read More...

Armenia dhe Azerbajxhani pranë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, janë takuar të enjten në Abu Dhabi për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt finalizimit të marrëveshjes së paqes.

Ky është takimi i parë zyrtar bilateral mes liderëve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që prej arritjes së dakordësisë mbi një draft të marrëveshjes së paqes, pas gati katër dekadash konflikti.

Rezultatet e këtij takimi do të ndikojnë të ardhmen e Kaukazit Jugor, jo vetëm për shkak të asaj që do të bien dakord dy liderët, por edhe për faktin që Rusia, për herë të parë, është përjashtuar nga ekuacioni armeno-azerbajxhanas.

Dhe ky përjashtim nuk ka ardhur nga iniciativa e Moskës. Si Baku ashtu edhe Jerevani janë distancuar gradualisht nga Kremlini gjatë viteve të fundit, pasi marrëdhëniet e tyre me Rusinë janë përkeqësuar ndjeshëm.