Armët e premtuara Ukrainës, Amerika bën hapa pas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndalojnë dërgimin e disa armëve të premtuara më herët në Ukrainë, duke përfshirë raketa dhe municione, mes shqetësimeve se rezervat e tyre kanë rënë shumë, siç raportuan “Politico” dhe “NBC News”. Mediat cituan individë të njohur me çështjen, duke përfshirë zyrtarë të mbrojtjes e anëtarë të Kongresit të SHBA-ve. Raportet treguan [...]Read More...

Armët e premtuara Ukrainës, Amerika bën hapa pas

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndalojnë dërgimin e disa armëve të premtuara më herët në Ukrainë, duke përfshirë raketa dhe municione, mes shqetësimeve se rezervat e tyre kanë rënë shumë, siç raportuan “Politico” dhe “NBC News”. Mediat cituan individë të njohur me çështjen, duke përfshirë zyrtarë të mbrojtjes e anëtarë të Kongresit të SHBA-ve.

Raportet treguan se një shqyrtim i rezervave ishte kryer më parë. Shtëpia e Bardhë nuk konfirmoi asnjë detaj kur u pyet.

“Armët në fjalë përfshijnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, predha artilerie precize “Hellfire”, si dhe raketa të tjera që Ukraina lëshon nga avionët luftarakë e dronët e saj F-16.”

Megjithatë, zv.zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly u shpreh në një deklaratë se ky vendim ishte marrë për t’i dhënë përparësi interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi Departamenti i Mbrojtjes shqyrtoi mbështetjen dhe ndihmën ushtarake në vend për shtetet e tjera anembanë botës.

Kelly vuri në dukje se fuqia e forcave të armatosura të SHBA-ve mbetet e padiskutueshme, duke shtuar:

Thjesht pyesni Iranin!

Thuhet se armët në fjalë iu premtuan Ukrainës nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden. Ukraina po mbrohet kundër sulmit rus në shkallë të plotë prej më shumë se tre vitesh. Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar ndjeshëm sulmet ndaj Ukrainës. / abcnews.al