‘Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet në Gaza’/ Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar

Organizatorët e Panairit Ajror Ndërkombëtar të Parisit kanë ndaluar pjesëmarrjen e disa kompanive izraelite të industrisë së mbrojtjes, me arsyetimin se produktet e tyre përfshinin “armë sulmuese”, në kundërshtim me rregullat e panairit. Pesë kompani, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems, u përjashtuan nga ekspozita. Stendat e tyre u mbuluan me struktura [...]Read More...

‘Armët furnizojnë ushtrinë për operacionet në Gaza’/ Parisi përjashton kompanitë izraelite të armëve nga panairi ndërkombëtar

Organizatorët e Panairit Ajror Ndërkombëtar të Parisit kanë ndaluar pjesëmarrjen e disa kompanive izraelite të industrisë së mbrojtjes, me arsyetimin se produktet e tyre përfshinin “armë sulmuese”, në kundërshtim me rregullat e panairit.

Pesë kompani, përfshirë Israel Aerospace Industries (IAI), Rafael dhe Elbit Systems, u përjashtuan nga ekspozita. Stendat e tyre u mbuluan me struktura të zeza dhe u izoluan nga pjesa tjetër e panairit. Sipas organizatorëve, vendimi u mor pas një rishikimi të produkteve të ekspozuara që rezultuan jashtë kritereve të lejuara për ekspozim.

Sipas Al Jazeera, kompanitë izraelite të përjashtuara furnizojnë ushtrinë izraelite me teknologji të avancuar ushtarake, si dronë dhe sisteme raketore, të përdorura në operacionet në Gaza.

Një përfaqësues i kompanisë Rafael shprehu indinjatë, duke deklaruar se nuk ishte paralajmëruar për përjashtimin. Edhe Ministria izraelite e Mbrojtjes reagoi ashpër, duke e quajtur vendimin “një akt diskriminues dhe skandaloz”, i diktuar – sipas saj – nga arsye politike dhe ekonomike, jo teknike.

Ngjarja ndodh në një moment me rritje të presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për veprimet ushtarake në Gaza dhe përdorimin e armëve izraelite në sulme që kanë shkaktuar viktima mes civilëve.

/ abcnews.al