Arrestohen dy shtetas të huaj me pasaporta të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës

U prezantuan me pasaporta të falsifikuara The post Arrestohen dy shtetas të huaj me pasaporta të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.

Arrestohen dy shtetas të huaj me pasaporta të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës

Raportohet se dy shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër, janë arrestuar mëngjesin e djeshëm, pasi tentuan të udhëtojnë me pasaportë të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur në aeroportin “Adem Jashari”.

Referuar njoftimit të policisë, i dyshuari mashkull, gjatë kontrollit, ka prezantuar pasaportë me emrin e një personi tjetër.

Ndërkaq, e dyshuara femër, ka prezantuar pasaportë franceze, që po ashtu ishte në emër të dikujt tjetër.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Falsifikim i dokumentit”.

The post Arrestohen dy shtetas të huaj me pasaporta të falsifikuara në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.