Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje të njehsorëve të ujit në Vushtrri

Rreth 1 javë më parë, në Vushtrri u raportua një vjedhje e rëndë, ku sipas të dëmtuarit, persona të dyshuar kanë vjedhur në një objekt ndërtimi, 45 njehsorë uji. E gjatë ditës së djeshme, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar të moshës së mitur për rastin, i cili u ndalua për 24 orë.

Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje të njehsorëve të ujit në Vushtrri
Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje të njehsorëve të ujit në Vushtrri

Arrestohen edhe dy të dyshuar për vjedhje të njehsorëve të ujit në Vushtrri

Rreth 1 javë më parë, në Vushtrri u raportua një vjedhje e rëndë, ku sipas të dëmtuarit, persona të dyshuar kanë vjedhur në një objekt ndërtimi, 45 njehsorë uji.

E gjatë ditës së djeshme, policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar të moshës së mitur për rastin, i cili u ndalua për 24 orë. Ndërkaq sot, Policia njoftoi se ka arrestuar edhe dy të dyshuar tjerë për rastin e njëjtë, një i mitur dhe një i moshës madhore.

Sipas njoftimit, thuhet se procesi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit ka rezultuar që sot me datë 18.12.2025, hetuesit policorë të Stacionit policor të Vushtrrisë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për veprën “vjedhje e rëndë”. Ndërkaq, u tha se hetuesit kanë identifikuar lokacionin e sendeve të vjedhura me ç’rast janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person i moshës madhore.

“Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale: ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penal’. Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, u tha në njoftimin e policisë.

Për sa i përket personit të dyshuar (i moshës se mitur) për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, me aktvendim të prokurorit i është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.