Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim të mbi 8 mijë eurove

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprën penale “falsifikim i parasë”. Sipas njoftimit të Policisë Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, në koordinim […]

Arrestohen tre të dyshuar për falsifikim të mbi 8 mijë eurove

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në veprën penale “falsifikim i parasë”.

Sipas njoftimit të Policisë Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë hetuar për një periudhë disa mujore tre të dyshuarit.

Ndërkaq, pas arrestimit të tre të dyshuarve, si prova materiale janë konfiskuar 8592 euro, një automjet dhe katër telefona celularë.

“Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti I lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Siç bën të ditur Policia, të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “falsifikim i parasë”.

Ndërkaq, rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Prishtinë, më 7 qershor 2023

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për një periudhë disa mujore, kanë zhvilluar hetime ndaj disa personave nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘falsifikim i parasë’

Pas grumbullimit të dëshmive e fakteve, policia sot ka realizuar një operacion policor, gjatë të cilit ka rezultuar që në flagrancë të arrestohen tre të dyshuarit: E.H., (mashkull kosovar, viti I lindjes 2003), E.H., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2000) dhe L.U., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2003). Të dyshuarit janë arrestuar dhe si provë materiale janë konfiskuar: 4296 copë monedha metalike nga 2 €, (4296X 2=8592 euro), një automjet dhe katër telefona celular.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘falsifikim i parasë’. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë (Prokurorinë Themelore në Prishtinë) dhe me aktvendim nga këta të fundit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.