Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov

15 persona juridikë dhe 23 persona fizikë janë përfshirë në rastin që Agjencia për Siguri Publike e Ministrisë së Brendshme, Ministria e Financave – Administrata për Polici Financiare dhe Administrata për Të Ardhura Publike e kanë nisur sot në mëngjes. Sipas informacioneve me urdhër të prokurorit publik, Agjencia për Siguri Publike sot në mëngjes ka […] The post Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov appeared first on InfoShqip.com.

Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov

15 persona juridikë dhe 23 persona fizikë janë përfshirë në rastin që Agjencia për Siguri Publike e Ministrisë së Brendshme, Ministria e Financave – Administrata për Polici Financiare dhe Administrata për Të Ardhura Publike e kanë nisur sot në mëngjes. Sipas informacioneve me urdhër të prokurorit publik, Agjencia për Siguri Publike sot në mëngjes ka arrestuar disa persona, përfshirë edhe Risto Krmzov, biznesmenin e njohur nga Strumica.

Bëhet fjalë për zbardhjen e një strukture kriminale politike që përmes paraqitjes false të fitimeve dhe pagesës së simuluar të taksave, ka përfituar shuma të mëdha nga kthimi i TVSH-së. Me ndihmën e firmave fiktive, personave fizikë jo ekzistues nga Kosova dhe vende të tjera, janë krijuar transaksione false si mburojë për shmangien e ligjit. Paratë e vjedhura, përmes pagesave të montuara shtetërore, kanë përfunduar në xhepat privatë, dhe më pas janë larë dhe legalizuar përmes sektorit të ndërtimit, që për vite me rradhë ka qenë kanali i preferuar për pastrimin e parave.

Kërmzov është biznesmen i njohur në Strumicë që ka përfituar për vite të tëra nga lidhjet e afërta me qendrat politike dhe ekonomike të pushtetit.

Në këtë rast janë përfshirë edhe privatizime të pronës shtetërore, leje të dyshimta ndërtimi, kredi nga banka vendore dhe të huaja, transferim i pronës tek firma dhe familjarë të afërt, lidhje me firmat dhe kapitalin e ish-kryetarëve të komunave dhe kryeministrave.

Që nga viti i kaluar në shtator u bë publik se miliona euro janë transferuar në llogari në Turqi përmes bankës së falimentuar Eurostandard. Mbi 8 milionë euro janë transferuar nga Eurostandard në llogari turke. Në këtë skemë kanë qenë të përfshira disa kompani nga Strumica, përfshirë firmat e biznesmenit Risto Krmzov.

The post Arrestohet biznesmeni nga Strumica, Risto Krmzov appeared first on